KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç zotohet të nxisi marrëveshjen mes Sërbisë dhe Kosovës

Vuçiç zotohet të nxisi marrëveshjen mes Sërbisë dhe Kosovës

Presidenti serb Vuçiç zotohet për të nxitur për marrëveshjen mes Sërbisë dhe Kosovës, pavarësisht rreziqeve. Rrjeti prestigjioz Bloomberg citon deklarime të një dite më parë të presidentit serb, që ka kujtuar se dështimi për kompromis me Kosovën, mund të dëmtojë Serbinë në rrugën e saj europiane.
Sipas Bloombergut presidenti i sapozgjedhur serb ka premtuar nisjen e një debati mbarëkombëtar muajin e ardhshëm për marrëdhëniet e pazgjidhura me Kosovën dhe Shqipërinë, duke thënë se një “kompromis” do të rregullonte shumicën e problemeve politike të vendit të tij për një shekull dhe të hapë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Aleksandar Vuçië, është shprehur i gatshëm për procesin, pavarësisht sfidave politike që mund të krijojë për veten. Partitë politike që kanë bërë thirrje për njohjen e Kosovës kanë patur rezultate të dobëta në zgjedhje. “Nëse do të krijojmë një bosht të paqes dhe stabilitetit përgjatë vijës veri-jug në Ballkanin Perëndimor, në mes të dy popujve më të mëdhenj, serbët dhe shqiptarët, ne do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike, për 100 vitet e ardhshme” ka artikuluar Vuçiçi.
Në javët e fundit, ai dhe politikanë të tjerë serbë kanë folur në favor të ecjes përpara me zgjidhjen e kompromisit. Në media dhe nga politikanë italianë është bërë i ditur një takim Shqipëri-Serbi me ndërmjetësimin e Italisë.
Duke e cilësuar Vuçiçin si politkanin më popullor të Serbisë e njekohesisht proeuropian, Bloombergu e vendos debatin mbarëkombëtar të shpallur prej tij, si një mbështetje e kërkuar në kushtet kur një ndryshim në kushtetutën e Serbisë përkundrejt pavarësisë së Kosovës kërkon aktualisht 2.3 e parlamentit. Nga 250 ligjvënës, partia e Vuçiçit kontrollon 131. Përkundrejt këtij fakti vetë Vuçiçi është shprehur se edhe pse në këtë moment nuk e ka fuqinë për të ndryshuar kushtetutën, rruga europiane e Serbisë nuk do të ndalet.

Sicred