KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vuçiç, ultimatum përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë: Tërhiquni nga vendimet e dëmshme për qeverinë e Beogradit!

Vuçiç, ultimatum përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë: Tërhiquni nga vendimet e dëmshme për qeverinë e Beogradit!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dhënë një ultimatum përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë, duke ju kërkuar që të tërhiqen nga ato që i quan vendime të dëmshme për qeverinë e Beogradit, teksa u ka dhënë si afat përfundimtar për të bërë dicka të tillë datën 31 dhjetor të këtij viti. Për shkak të përçarjes që ekziston mes liderëve politikë serbë në kosovë, shefi i ekzekutivit thirri një takim në Kryeministri me pjesëmarrjen e shefit të së ashtëquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, Ministrat serbë në kabinetin e qeverisë kosovare, deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës si dhe aktorë të tjerë politikë. Në mbledhje Vuçiç ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke u shprehur se kushdo që nuk do të pranojë të ndjekë linjën e qeverisë, do të përjashtohet nga pjesëmarrja në mbledhjet që do të drejtohen nga Beogradi. Pas takimit, për mediat u prononcua shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se mbi të gjitha është e rëndësishme që vendimet të merren pasi të gjendet një linjë e përbashkët. Polemikat mes politikanëve serbë në Kosovë kanë nisur për shkak të thyerjes së bojkotit nga e disa deputetëve, të cilët pasi munguan për disa muaj, u rikthyen në sallën e Parlamentit.

Sicred