KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç takohet me Mogherinin, por nuk merr pjesë në takimin trepalësh me Thaçin
Vuçiç takohet me Mogherinin, por nuk merr pjesë në takimin trepalësh me Thaçin

Vuçiç takohet me Mogherinin, por nuk merr pjesë në takimin trepalësh me Thaçin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritej të takoheshin sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të bashkimit Europian, Federika Mogherini. Por ndërsa mëngjesin e sotëm, Presidenti Thaci u shfaq para godinës së komisionit europian për t’u takuar me kryediplomaten europiane, dhe më për të marrë më pas pjesë në takimin trepalësh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Presidentin Serb, i cili duket se ka vendosur që pas takimit me Mogherinin të mos ketë bisedime trepalëshe.
Drejtori i Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, bëri të ditur për gazetarët se presidenti serb vendosi të mos marrë pjesë në takimin trepalësh, “për shkak të mashtrimeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave të shqiptarëve të Kosovës”, siç u shpreh ai.
Ndërkohë, para se të takohej me kryediplomaten e BE Mogherini, Presidenti i Kosovës, Thaçi u shpreh se Kosova dhe Serbia po hynin në një fazë të re të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, por gjithashut theksoi se një marrëveshje e tillë nuk ka kuptim pa njohje reciproke.
Sipas Thacit, marrëveshja mes dy vendeve nuk duhet të ndërlidhet me çështje tjera në botë. Në Kosovë do të ruhet karakteri multietnik në Kosovë dhe të gjitha tonet kërcënuese sipas tij për luftë dhe refugjatë janë absurde, theksoi Presidenti Thaci para takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së.

Sicred