KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vuçiç, takim me Mogherinin
Vuçiç, takim me Mogherinin

Vuçiç, takim me Mogherinin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se para Serbisë ësht një periudhë e vështirë e qasjes së saj ndaj çështjes së Kosovës. Ai i bëri këto komente në Bruksel pas një takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në të cilin është diskutuar për përparimin e Serbisë drejt integrimeve evropiane, proces që varet shumë nga marrëdhëniet e saj me Kosovën, që është edhe një nga kapitujt kryesor në negociatat e Serbisë për anëtarësim.“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet meis Beogradit dhe Prishtinës.Është një detyrë e veshtire, kjo është arsye pse gjithë populli duhet të përfshihet në një dialog të brendshëm” ka thënë Vuçiç. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por njohja e shtetit mbetet kusht për Serbinë për integrimin në BE.

 

Sicred