KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë
vucic, pacolli, Vuçiç për zgjedhjet, zgjedhjet në Kosovë, komenton

Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë

Presidenti i Serbisë  Aleksandër Vuçiç gjatë një deklaratë të mbajtur pas  publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, është shprehur se:Koalicioni i luftës që fitoi zgjedhjet, kërcënon hapur serbët.  “I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme”, tha ai. Më tej Vuçiç shtoi se: “Koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve”. Kjo ishte dhe deklarata e parë e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë ku koalicioni PDK,AAK dhe Nisma rezulton koalicioni fitues.“Ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë t`i ruajmë nteresat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë”,shtoi Vuçiç për mediat serbe.

Sicred