KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç në Mitrovicën Veriore: Serbia do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës!
Vuçiç në Mitrovicën Veriore: Serbia do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës!

Vuçiç në Mitrovicën Veriore: Serbia do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës. “Serbët nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, do të jenë edhe shumë fëmijë tjerë këtu. Zgjidhja nuk është afër, por besoj se mund të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme. Ne do të investojmë miliona euro në spitale, shkolla, do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë. Do të shkojmë në çdo fshat, dhe do të zhvillojmë bizneset e tyre” tha zoti Vuçiç gjatë një fjalimi para komunitetit serb në Mitrovicën Veriore. Ai falënderoi Rusinë që siç tha i ka qëndruar në krah Serbisë në kohë të rënda. “Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër” tha Vuçiç. Sipas tij kjo është arsyeja pse Serbia mund të zgjedhi të ardhmen e saj dhe deklaroi se “Nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”.
Lidhur me bisedimet serbo-shqiptare Aleksandër Vuçiç tha se “Nuk kemi ndonjë draft-zgjidhje, nuk jemi as afër. Nuk jam as optimist për zgjidhjen.

Sicred