KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç në Kosovë: Të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë
Vuçiç në Kosovë: Të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë

Vuçiç në Kosovë: Të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është për paqe me Kosovën, në nisje të vizitës së tij atje të shtunën pas dite. “Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet” tha zoti Vuçiç pasi mbërriti rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut, nën masa të larta sigurie. Presidenti serb ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Sebisë tek Liqeni i Ujmanit. “Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë presidenti Vuçiç. Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës. Të dielën ai do të mbajë tubimin në Mitrovicën e Veriut.