KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç në Kosovë

Vuçiç në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, viziton Kosovën megjithë paralajmërimet që ai mund të mos e realizojë këtë vizitë për shkak se autoritetet e Prishtinës nuk ia kishin miratuar fillimisht gjithë itinerarin e vizitës së paralajmëruar në Kosovë. Prishtina zyrtare e kishte lejuar Vuçiçin që të qëndrojë në Kosovë, por te vizitojë Liqenin e Gazovodës, bisedimet rreth të cilit janë të nxehta se kujt i takon ky liqen. “Do të shkoj në Kosovë dhe do ta vizitoj liqenin e Gazivodës. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe t’u tregoj njerëzve se sa është i rëndësishëm liqeni i Gazivodës, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Vuçiç. Pak para kësaj deklarate, diku rreth mesnatës, ministri i jashtem i Kosovës, Behxhet Pacolli, konfirmoi se Prishtina zyrtare ia ka lejuar Presidentit Vuçiç ta vizitojë Gazivodën. Vuçiç, nga mëngjesi i së shtunës deri të dielën pasdite qëndron në disa lokalitete në veri të Kosovës. Për sigurinë e tij do të kujdesët policia e Kosovës me një plan të posaçëm operativ. Serbët në veri kanë mbushur rrugët me flamujt e Serbisë dhe pankarta duke i uruar mirëseardhje Presidentit të Serbisë. Vuçiç, tha se “gjatë kësaj vizite do ta mbajë fjalimin më të rëndësishëm në jetën e tij për t’u shpjeguar qytetarëve serbë procesin e bisedimeve dhe çfarë mund të përfitojnë ata dhe Serbia”. Megjithatë sipas tij, “Serbia ka mundësi të kufizuara në Kosovë”. Vizita në Kosovë e Presidentit të Serbisë, ndodh vetëm një ditë pas dështimit të takimit të Brukselit, ku Vuçiç dhe Thaçi, takuan ndaras shefen e diplomacisë evropiane, por, ata dy, nuk u takuan së bashku.

Sicred