KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç në fundjavë në Kosovë
Vuçiç në fundjavë në Kosovë

Vuçiç në fundjavë në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë këtë fundjavë Kosovën. Mediat serbe raportojnë se kreu i shtetit do të ndalet fillimisht në Mitrovicë e më pas do të udhëtojë drejt Graçanicës, për të biseduar me popullsinë serbe që jeton në Kosovë. Njoftimi për vizitën e Vuçiç në Kosovë erdhi pas vrasjes në Mitrovicë të politikanit Oliver Ivanoviç, udhëheqës i nismes Qytetare Serbe. Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme dhe çoi në pezullimin e dialogut dypalësh Kosovë-Serbi që zhvillohej me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në Bruksel. Ishte Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ai që komunikoi se bisedimet mes palëve nuk do të vijonin derisa Serbia të marrë përgjigje për vrasjen e Ivanoviç. Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj apeloi një ditë më parë që akti makabër të mos përdoret politikisht nga asnjë palë. Kreu i ekzekutivit dënoi ashpër krimin e ndodhur në Mitrovicë, ndërkohë që ftoi edhe Byronë Federale Investigativenë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Me tone të forta, kryeministri Haradinaj theksoi se Prishtina nuk mirëpret ndërhyrjen e askujt në rendin dhe ligjin në veri të Kosovës. Ndërkaq në të gjithë Serbinë si dhe në Mitrovicë janë zhvilluar homazhe për të nderuar politikanin Oliver Ivanoviç.

Sicred