KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç mbërrin në Kroaci
Vuçiç mbërrin në Kroaci

Vuçiç mbërrin në Kroaci

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Kroaci në vizitën e tij zyrtare. Ai u prit me një ceremoni nderi nga Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, ndonese ka patur edhe protesta nga qyetarët për vizitën e tij. Kjo është vizita dhe takimi i parë i presidenteve të dy vendeve në pesë vjet. Në axhenden e tij presidenti serb pritet të takohet edhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç dhe kryeparlamtarin, Gordan Jandrokovic. Vuçiç pritet të takohet po ashtu edhe me përfaqësuesit e tjerë dhe liderë të besimeve fetare.
Marrëdhëniet bilaterale kanë qënë të tensionuara mes dy vendeve nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991. Bashkimi Europian ka thënë se Serbia duhet të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore nëse dëshiron ti bashkohet bllokut. Duke pranuar ftesën Vuçiç ka thënë se: “Bisedimet me zyrtarët kroatë nuk do të jenë të lehta, mirëpo jam i bindur se do të jenë të mira si për Kroacinë ashtu edhe për Serbinë.”

Sicred