KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç: Zgjidhja me Kosovën do të jetë fundi im në politikë

Vuçiç: Zgjidhja me Kosovën do të jetë fundi im në politikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për gazetën “Kurir” ka folur për shumë çështje me rëndësi, përfshirë dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të cilën nuk e shikon aspak të lehtë. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë aspak e kënaqshme për Serbinë. Gjatë intervistës, Vuçiç nënvizon se të gjithë serbët do të jenë të pakënaqur duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme pasi po pëson presion pothuajse nga e gjithë bota për ta njohur pavarësinë e Kosovës. “Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, u shpreh Vuçiç. Ai vijon më tej se Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë. Sa i përket karrikes së Kosovës në OKB, Vuçiç thekson se nuk dëshiron ta komentojë këtë çështje pasi do të presë dhe dëshiron të shikojë se çfarë përmban plotësisht “marrëveshja historike” mes dy vendeve. “Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja, është fundi im në politikë”, shton presidenti serb.

Sicred