KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vuçiç; Konferenca e fundit si kryeministër
Vuçiç, Konferenca e fundit, e fundit si kryeministër, emerimi i ri

Vuçiç; Konferenca e fundit si kryeministër

Aleksandër Vuçiç, i cili neser merr zyrtarisht detyrën si president i Serbisë, ka mbajtur këtë te marte konferencën e fundit si kryeministër. Ai ka bere nje bilanc te punës se tij ne krye te qeverise, duke theksuar se fale reformave dhe nismave te ndërmarra reputacioni i Serbisë është me i larte se kurrë. “Kemi mbrojtur interesat shtetërore te Serbisë përmes dialogut me Kosovën ne Bruksel, por shume sfida na presin ne te ardhmen ne kete drejtim. eshte shume e rëndësishme qe kemi zhvilluar nje politike te jashtme te arsyeshme dhe qe promovon paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone.” Duke folur ne lidhje e orientimin e Serbisë, Vuçiç tha se objektiv i vendit nuk duhet te jete vetëm Europa Perëndimore, edhe pse BE-ja është fokusi kryesor, por edhe marrëdhëniet e forta me aleatet si Rusia, Kina e SHBA-ja. “Ne do te vazhdojmë rrugën tone drejt BE-se, por do te ruajmë edhe miqtë tanë tradicionale,” – theksoi presidenti i zgjedhur. Vuçiç e mbylli konferencën me shprehjen se kërkon te mbahet mend ne Serbi.