KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç: Kompromis me shqiptarët, vetëm nëse heqin taksën!
Vuçiç: Taksa e Kosovës ka ndihmuar Serbinë

Vuçiç: Kompromis me shqiptarët, vetëm nëse heqin taksën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se zgjidhja për Kosovën do të jetë e vështirë, por tha se ai pret që pala kosovare të heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Vuçiç, gjatë një vizite në Pançevo tha se Serbia gjithmonë do të përpiqet të bëjë kompromis me shqiptarët nëse heqin tatimin ndaj mallrave serbe. “Po presim që ata të shfuqizojnë këto tatime të paarsyeshme. Nëse nuk do t’i heqin kurrë, asgjë. Do të jetojmë me këtë problem. Nëse i heqin ato, gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis”, porositi Vuçiç. Ndryshe, pala kosovare ka bërë të qartë se nuk do të ketë heqje të taksës derisa Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ai sulmoi edhe opoziten serbe, e cila sipas tij, kur ishte në pushtet kishte vendosur kufirin në mes të serbëve dhe serbëve në Jarinje dhe Bërnjak, dhe ai tani ishte duke u përpjekur për të marrë ato toka që kanë mbetur jashtë vendit. Ai nuk harroi të rëndisë dhe ato që i konsideroi si arritje ekonomike të serbisë, gjatë qeverisjes së tij, teksa vendi në 2014-ën përballej me falimentin.

Sicred