KRYEFAQJA » LAJME » Vuçiç anullon vizitën në Drenicë
Vuçiç anullon vizitën në Drenicë

Vuçiç anullon vizitën në Drenicë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se ka anuluar vizitën në Drenicë, njofton gazeta serbe Telegraf, pas një situatë të rënduar nga protestat e banorëve. Ai ishte nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skënderajt. “Në rrugën e Zubin Potokut-Banjë, Policia e Kosovës e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit” njofton gazeta. Sipas saj Vuçiçi u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugën. Më parë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lajmëruar tërheqjen e vendimit për lejimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të vizituar zonën e Drenicës gjatë ndrimit të tij dy ditor në Kosovë.

Sicred