KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelsi” i suksesit në Shqipëri
Vrojtimi i BERZH

Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelsi” i suksesit në Shqipëri

Në një vrojtim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “ Life in Transition” 43 përqind e shqiptarëve pranojnë se faktori më i rëndësishëm i suksesit në vendin tonë janë lidhjet politike. Pyetsori vëren se janë të pakët në numër ata shqiptarë që mendojnë se suksesi në Shqipëri vjen nga inteligjenca dhe aftësite.

“Kur të intervistuarit jane pyetur mbi një listë me opsione për ato çka ata mendojnë se janë faktorët më të rëndësishëm për të pasur sukses në jetesën e vendit të tyre, 43 % e shqiptarëve kanë zgjedhur “ lidhjet politike”, përqindja e tretë më e lartë për këtë përgjigje në të gjithë vendet e rajonit në tranzicion. Në kontrast, 34 % zgjodhën “përpjekjet dhe punën e vështirë”, ndërkohë që rreth 18 përqind janë përgjigjur “ inteligjenca dhe aftësite”.

I njëjti vrojtim i nxjerr optimistë shqiptarët sa i përket situatës financiare të tyre. Sipas BERZH, rreth një e treta e shqiptarëve besojnë se ekonomia familjare e tyre ishte më e mire në vitin 2016, krahasuar 4 vite më parë, kohë kur është bërë i njëjti sondazh.

“27-30 përqind të të pyeturve besojnë se situata ekonomike dhe politike në shqipëri ishte më e mire në 2016 se katër vite më parë kur është bërë vrojtimi. Rreth një e treta e shqiptarëve besojnë se ekonomia e tyre familjare ka qenë më e mire në 2016, në krahasim me katër vitet para këtij studimi. Dhe thuajse gjysma janë të kënaqur me gjëndjen e tyre personale financiare”.

Vrojtimi “ jeta në tranzicion” përfshin 29 vende në zhvillim. Pjesë e sondazheve janë bërë 1500 njerëz për secilin nga këto vende.

 

Sicred