KRYEFAQJA » LAJME » Vritet udhëheqësi i serbëve në Kosovë Ivanoviç
Vritet udhëheqësi i serbëve në Kosovë Ivanoviç

Vritet udhëheqësi i serbëve në Kosovë Ivanoviç

Udhëheqësi i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviç nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviç rreth orës 8.20. Ivanoviç ka marrë 4 plumba dhe ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje. Oliver Ivanoviç është i dyshuar dhe gjykuar për disa krime të serbëve në veri të Mitrovicës ndaj popullsisë shqiptare.

Sicred