KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, vritet me armë i riu shqiptar

Greqi, vritet me armë i riu shqiptar

Një i ri shqiptar, 18-vjeç është qëlluar për vdekje me dy plumba në Greqi. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së martës në qytetin e Kavallës, ku Mario Isa me origjinë nga Leskoviku, është qëlluar dy herë në shpinë duke mbetur i vdekur në vend. Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes. Nga të dhënat e para, mësohet se shqiptari kishte një kartëmonedhë 50 euroshe në dorë në momentin që është qëlluar për vdekje, në mes të rrugës.

Policia e vendit fqinj, ka marë në pyetje familjen e të ndjerit, për të zbardhur ndonjë shkak rreth ngjarjes ndërsa mësohet gjithashtu, se 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Deri tani grupi hetimor i ngitur për këtë çështje, nuk ka dalë në ndonjë konkluzion për vrasjen, por dyshohet, se ngjarja ka lidhje me ndonjë përplasje për drogën.

Gjatë javëve të fundit, në Greqi janë vrarë disa shqiptarë, ku 18-vjeçari është shqiptari i katërt që humb jetën në këtë vend. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai, pasi u kap në tentativë për të trafikuar drogë, më pas Petrit Zifle që u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

Sicred