KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vritet autori i masakrës së Barcelonës
Vritet autori i masakrës së Barcelonës

Vritet autori i masakrës së Barcelonës

Policia spanjolle njoftoi pasditen e së hënës vrasjen e Younes Abouyaaqoub, 22-vjeçarit maroken që dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që përplasi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës të enjten, duke vrarë 15 vetë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.
Abouyaaqoub u vra gjatë një operacioni policor të kryer në Subirats, në perëndim të Barcelonës.
Një qytetar kishte sinjalizuar policinë se pranë një pike karburanti kishte parë një person që ngjasonte me terroristin.
Sipas policisë terroristi mbante të veshur një rrip shpërthyes dhe thirri “Allahu Akbar”, para se policia të qëllonte në drejtim të tij. Por me pas policia gjate kontrollit me robot antieksploziv konstatoi se jeleku që mbante veshur viktima ishte i rreme, nuk kishte kishte eksploziv.

Sicred