KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vriten 5 femra në republikën ruse të Dagestanit

Vriten 5 femra në republikën ruse të Dagestanit

Pesë persona, të gjitha të seksit femër, humbën dje jetën pasi një person ndërmori një sulm me armë ndaj një kishte në një qytet në republikën ruse të Dagestanit. Pesë persona të tjerë, mes të cilëve edhe një oficer policie dhe një anëtar i gardës kombëtare, u plagosën. Agresori u vra në vendngjarje. Ai u identifikua më vonë si Kalil Kalilov, 22 vjec, banor i Dagestanit. Grupi terrorist i shtetit islamik mori përsipër autorësinë e sulmit, por nuk paraqiti të dhëna për ta provuar një gjë të tillë. Agresori përdori një pushkë gjahu, dhe bërtiti Allahu Ekber para se të qëllonte me armë ndaj besmitarëve që po merrnin pjesë në meshën e së dielës.

Sicred