KRYEFAQJA » LAJME » Vrau ish gruan, ngrihen 3 akzua për Fadil Kasemin
Reagime të shumta për vrasjen e gjyqtares

Vrau ish gruan, ngrihen 3 akzua për Fadil Kasemin

53 vjeëari Fadil Kasemi do të përgjigjet penalisht përpara gjyakatës për Krimet e Rënda për 3 akuza, si vrasje me paramendim të ish gruas, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi. Prokuroria për Krime të Rënda ju drejtua gjyaktës mesditën e së shtunës duke kërkuar masën e arresit me burg për Fadil Kasemin. 72 orë pas arrestimit të tij, i pandehuri do të paraqitet përpara gjyaktës për vlerësimin e masës së arrestit. Deri ditën e diel, ai do të mbahet në qelit e izolimit pranë drejtorisë së policisë Tiranë. Prokuroria nuk do të ngre akuzë për shkelje të urdhërit të mbrotjes, pasi në 2015, e ndjera nuk është praqitur në seancë dhe ish çifti i bashkëshortëve e kishin zgjidhur çështjen jashtë dyerve të gjykatës. Bashkë me kërkesën, prokurorët kanë mundur të zbardhin dhe dinamikën e ngjarjes. E ndjera Fildez Hafizi, u qëllua për vdekje brenda automjetit të saj të parkuar në rrugë. Autori Fadil Kasemi me armën e krimit, pistoletë pas vrajsës, i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl. Pasi i kishte thënë drejtuesit të mjetit se kish vrarë bashkëshorten e tij , nën kërcënimin e armës ai i ka kërkuar që ta largonte nga vendi i ngjarjes. Gjatë udhëtimit shtetasi K.T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar. I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.
E ndjera Fildez Hafizi, jetonte pak metra largë ish bashkëshortit të saj, edhe pse kishte denoncuar disa herë dhunën që i ushtrohej. Por prokurorët thanë se po hetohet për shkaqet që çuan deri në këtë krim makabër Fadil Kasemin. Edhe pse ky i fundit mësohet se nuk ka pranuar të jap asnjë shpjegim për ngjarjen.

Sicred