KRYEFAQJA » LAJME » Vrau babain dhe plagosi të ëmen, gjykata kërkon masën e arrestit me burg për Metallarin

Vrau babain dhe plagosi të ëmen, gjykata kërkon masën e arrestit me burg për Metallarin

Prokuroria për krimet e Rënda kërkon në gjykatë masë sigurie arrest me burg për 21-vjeçarin Mirald Metallari, i cili vrau të atin dhe plagosi nënën e tij. Nga dëshmitë e dhëna në polici, i riu tregon se çdo gjë e ka bërë me vetëdije për shkak se i ati Miftar Metallari e kishte goditur me grusht në fytyrë gjatë një grindjeje të nisur për ndërtimin e një muri betoni në oborrin e shtëpisë. Aty 21 vjeçari ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Miraldit, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Miraldi thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Sicred