KRYEFAQJA » LAJME » VRASJET NË SHKODËR, BLINDOHET QYTETI
Operacioni ndërkombëtar “Vazhdimi” , sekuestrohen 5 milionë euro dhe arrestohen dy persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

VRASJET NË SHKODËR, BLINDOHET QYTETI

Shkodra është zgjuar e blinduar këtë të mërkurë! Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër kanë detyruar policinë të përforcojë sigurinë në qytetin verior. Mësohet se gjatë ditës së sotme, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forca speciale nga Tirana, po ushtron kontroll në disa lagje të qytetit, si Kiras dhe Dobrac.

Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes së biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej më se dy javësh. Asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur ende nga policia. Ndërkohë aksione të tjera, janë duke u zhvilluar dhe në qytetet e Lezhës, Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës.

Sicred