KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vrasjet masive në Amerikë, Tramp ndërmerr hapa për kontrollin e armëve

Vrasjet masive në Amerikë, Tramp ndërmerr hapa për kontrollin e armëve

Presidenti amerikan, Donald Tramp, rekomandoi të martën ndalimin e pajisjeve që u rrisin kapacitetin vdekjeprurës, armëve tregtimi i të cilave është i ligjshëm në SHBA, ndërsa bëri thirrje për kontrolle më të detajuara dhe më të forta ndaj blerësve të tyre.
Presidenti Tramp gjithashtu njoftoi të ditur se do të zhvillojë këtë të mërkurë një dëgjesë me studentë, mësues dhe prindër të cilët janë prekur nga vrasjet masive siç ishte ajo e së mërkurës së shkuar, ku një 19 vjeçar qëlloi me armë, duke vrarë 17 persona, në shkollën Marjory Stoneman Douglas në Parkland të Floridas. Mes pjesëmarrësve në takim do të jenë edhe studentë nga kjo shkollë. Presidenti amerikan deklaroi se siguria shkollore ishte prioriteti i prioriteteve të administratës së tij, duke shtuar se javën e ardgshme do të takohej me governatorët e shteteve për të diskutar këtë çështje. “Po punojmë shumë dhe do të arrijmë të kemi zgjidhje. Kanë kaluar shumë vite pa patur asnjë zgjidhje për këtë çështje” u shpreh ai.
Presidenti gjithashtu shpalosi një sërë rregulloresh, përshi edhe ndalimin e pajisjeve shtesë që i bëjnë më të shpejta armët automatike, siç ishin ato të përdorura gjatë masakrës së tetorit të shkuar në Las Vegas. “Nënshkrova memorandumin që drejton prokurorin e përgjithshëm të propozojë rregullore për të ndaluar të gjitha pajijet që i kthejnë armët e ligjshme në mitralozë” u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar se këto rregullore do të finalizoheshin shumë shpejt.

Sicred