KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje në Vlorë

Vrasje në Vlorë

Policia e Vlorës po vijon kërkimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së një 37-vjeçari mbrëmjen e së djelës në Lungomare në qytetin bregdetar. Viktima është identifikuar si Marjen Xhaferaj nga Vlora, banues në lagjen 28 nëntori. Por sipas policisë ai është një person me disa identitete dhe rezulton të jetë edhe me precedentë të mëparshëm penal. Sipas dëshmitarëve ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, ku në një lokal në zonën e Lungomares një person i është afruar 37-vjeçarit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. “Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas autori është larguar më këmbë mes pallateve” saktësoi policia. Blutë e qytetit të Vlorës kanë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur trupa Delta Forcë e FNSH.

Sicred