KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje mafioze në Tiranë
Vrasja e Kasmit, të dyshuarit çohen në burgje të ndryshme

Vrasje mafioze në Tiranë

Një 41 vjeçar i identifikuar me emrin Devi Kasmi ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Kongresi i Manastrit, pranë spitalit të fëmijëve në kryeqytet. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Radio Televizionin Publik se 41 vjeçari është qëlluar për vdekje nga një person i cili lëvizte me një motor dhe mbante në kokë një skafandër. Pasi ka qëlluar me disa plumba Devi Kasmin, autori është larguar me shpejtësi nga një rrugicë aty afër. Menjëherë pas njoftimit në sallën operative për të shtëna me armë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Gupi hetimor po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikimin e autorit. Po ashtu, uniformat blu po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorin.

Sicred