KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje në Shkodër

Vrasje në Shkodër

Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes në lagjen Guerile në Shkodër. Ai është identifikuar si Fatbardh Lici, 53 vjeç. Sipas dëshmitarëve viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me një breshëri plumbash nga një person i maskuar. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithnjë sipas saj, në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.