KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje në Memaliaj, dyshime për hakmarrje nga kultivuesit e hashashit
Vrasje në Memaliaj, dyshime për hakmarrje nga kultivuesit e hashashit

Vrasje në Memaliaj, dyshime për hakmarrje nga kultivuesit e hashashit

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Rabie të Memaliajt. Një person u vra me armë zjarri ndërsa ishte duke folur në telefon. Viktima është 43-vjeçari Alket Muhaj. Policia është njoftuar nga bashkëshortja e tij e cila ishte duke folur me Muhajn në telefon kur ka dëgjuar krismat. Në trupin e viktimës u gjetën 7 plumba. Policia po heton rreth ngjarjes dhe ka  shoqëruar 6 persona. Ka dyshime se Muhaj kishte informuar pak ditë policinë për një parcelë të mbjellë me hashash, dhe vrasja e tij është bërë në shenjë hakmarrjeje.

Sicred