KRYEFAQJA » LAJME » Vrasje me thikë në Shkodër

Vrasje me thikë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Shkodër, ne vendin e quajtur ‘Ura e Thive’  ku ka mbetur i vrarë me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj. Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.

Mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.
54-vjeçarit Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë. Pasditen e djeshme  autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka therur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, qe i  kanë sjellë vdekjen.

54 vjecari ka nderruar jete pak pasi ka mberritur në urgjencwn e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje .Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje