KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja tek “Don Bosko”, zbulohen hollësi

Vrasja tek “Don Bosko”, zbulohen hollësi

Një krim i rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje banorët e zonës së Don Boskos në kryeqytet. Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, ka qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Matit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë pas disa orësh në reanimacion.
Nga kamerat e bizneseve aty pranë shihet se djali kishte disa minuta që po e priste vajzën e re dhe mes tyre ka pasur një konflikt të çastit. Djali më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të saj.
Mësohet se vajza jetonte në pallatin pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa i riu ka kaluar në anën tjetër të rrugës ku ka qëlluar dhe veten. Policia thotë se paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kanë pasur lidhje mes tyre. Por prishja e saj ka çuar në aktin tragjik.

(Visited 75 times, 1 visits today)