KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja në Tiranë trondit Zharrëzën

Vrasja në Tiranë trondit Zharrëzën

Fshati Zharrëz pak kilometra larg qytetit të Fierit, duket se është epiqendra e një ngjarje të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar. Ai është vendbanimi i Aldison Belulaj i cili një ditë më parë vrau në Tiranë me armë Arjela Muratin, studente për drejtësi, pasi ajo nuk pranonte të lidhte jetën me bashkëfshatarin e saj që kishte studiuar dhe punonte si  infermjer.
Në Zharës në shtëpinë e 21 vjecares ka rënë zia ndërsa në atë të djalit heshtja. Trupi i pajetë i Arielës u tërhoq mbrëmjen e kaluar nga morgu i Spitalit të Traumës në Tiranë. Për të afërmit e saj kjo ngjarje është e papritur pasi të rinjtë njiheshin si njerëz jo problematikë. Mjaftë të traumatizuar për atë që ka ndodhur, ata kanë paralajmëruar se autori i krimit do ketë pasoja të rënda.
Aldison Belulaj, personi që qëlloi mbi 21-vjeçaren dhe më pas mbi veten, ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Tiranë. Sipas njoftimeve 23-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në tru. Ai iu nënshtrua një operacioni në kokë që zgjati 5 orë.
Ndërkohë Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Aldison Muratit për të shmangur një hakmarrje të mundshme pas vrasjes së 21-vjeçares.