KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e Kasmit, të dyshuarit çohen në burgje të ndryshme
Vrasja e Kasmit, të dyshuarit çohen në burgje të ndryshme

Vrasja e Kasmit, të dyshuarit çohen në burgje të ndryshme

Efthimios Efthimiu, greku i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, pak ditë më parë në Tiranë, nuk do të qëndrojë në të njëjtin paraburgim me të dyshuarin tjetër Mario Meshini. Gjykata e Tiranës, lëshoi në mesditë, urdhërin për ndarjen e tyre duke shmangur kontaktet me njëri tjetrin. Një ditë më parë kjo gjykate la në burg katër të arrestuar të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që akuzohen se kryenin ekzekutime me pagesë mes tyre edhe të Devi Kasmit. Të pandehurit i kanë mohuar akuzat. Shtetasi grek afroi edhe garanci pasurore 10 mijë euro në këmbim të lirisë, por kjo nuk u pranua nga gjykata. 43 vjeçari Efthimios Efthimiu, ish-polic i forcave speciale greke, është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit. Ai do të mbrohet nga një prej avokatëve grekë që ka mbrojtur Alket Rizain, shqiptarin e dënuar në Greqi për disa vepra të rënda penale.

Sicred