KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e Kasmit nga një ish-punonjës i forcave speciale në Greqi
Vrasja e Kasmit nga një ish-punonjës i forcave speciale në Greqi

Vrasja e Kasmit nga një ish-punonjës i forcave speciale në Greqi

Shtetasi grek Eftimiu Eftimios dyshohet të jetë ekzekutori i 42 vjeçarit Devi Kasmi, në një ngjarje që tronditi kryeqytetin shqiptar pak ditë më parë. Tre ditë pas atentatit policia ka mundur të zbardhë vrasjen, të identifikojë dhe arrestojë autorët, që sipas detajeve të bëra publike kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirë organizuar për vrasje me pagesë. Policia tha se Eftimios 41 vjeç është shtetas grek i lindur e banues në Arta të Greqisë. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë ka qenë Eftimios ka qenë ish-punonjës i forcave speciale në Greqi dhe është larguar për përfshirje në trafikun e drogës në shtetin helen. Burime të besueshme thanë për RTSH se Eftimios hyri në Shqipëri tri ditë para atentatit. Drejt vrasësit policinë e kanë çuar edhe dëshmitë e personave që e njihnin Kasmin, pasi dyshohet se 42 vjeçari ka debatuar me një shtetas të huaj para atentatit. Autori e ka ndjekur Kasmin për ditë me radhë, derisa 72 orë më parë e ekzekutoi me 5 plumba.
Gjatë kontrolleve në disa banesa të autorëve të dyshuar, si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit, u gjendën një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, dy snajpera, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje, të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.
Dy ditë më parë, policia arrestoi dhe Mario Meshinin, si personi që e nxori nga shtëpia Kasmin. Por avokati mbrojtës i të riut ka mohuar akuzat. Për Meshinin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën arrest me burg.

Sicred