KRYEFAQJA » LAJME » Thaçi-Vuçiç flasin për vrasjen e Ivanoviçit

Thaçi-Vuçiç flasin për vrasjen e Ivanoviçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb Aleksandar Vuçiç, të fokusuar në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, por ku nuk la pa u përmendur edhe vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtesia” Oliver Ivanoviç. Vetë Thaçi sqaroi më pas se e ka siguruar kreun e shtetit serb që organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe nxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë. Ai madje ia ka bërë të qartë se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çdo lloj ndihme që mund të çojë drejt zbardhjes së këtij ekzekutimi. Duket se të dy presidentët kane rene dakord me idenë se autoriteteve kompetente u duhet lënë koha e nevojshme në dispozicion që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Vrasja e Ivanoviçit ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi, ndërsa ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve ndëretnike në vend.

Sicred