KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e ish drejtuesit të policisë, publikohet video e të dyshuarit
Vrasja e ish drejtuesit të policisë, publikohet video e të dyshuarit

Vrasja e ish drejtuesit të policisë, publikohet video e të dyshuarit

Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, Polica e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Policia ka shpërndarë një video, ku duket autori i dyshuar dhe ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni për këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, duke siguruar ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin.
Personi në video dyshohet se në mbrëmjen e 8 prillit në “Rrugën e Kosovarëve” ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin e policisë. Disa ditë më parë policia ofroi edhe një shpërblim prej 3 milionë lekësh për këdo që jep informacion mbi vrasesit e 42 vjeçarit.

Sicred