KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e gjyqtares, mbyllet hetimi për Fadil Kasemin

Vrasja e gjyqtares, mbyllet hetimi për Fadil Kasemin

Tri akuza pritet të lenë në burg bashkëshortin që vrau me dy plumba brenda makinës ish gjyqtaren Fildes Hafizi. Prokuroria ka mbyllur hetimin për Fadil Kasemin dhe këtë të enjte ka cuar dosjen në gjykatë ku pritet të jepet edhe vendimi. Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të autorit prokuroria ka ngritur tri akuza ndaj Kasemit, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, Armëmbajtje pa leje dhe “Rrëmbim personi”.

39-vjeçarja Fildes Hafizi Kasemi, nënë e 2 fëmijëve u qëllua me 2 plumba në makinën e saj rreth orës 14:00 së 31 Gushtit. Ajo e kishte parkuar makinë në zonën e Xhamllikut, në anë të rrugës kryesore për t’u futur në një floktore pak metra më tej. Pas daljes prej saj u përball me ish-bashkëshortin 53-vjeçar. Dëshmitarët thanë se i kishin parë në fillim duke debatuar dhe më pas duke u konfliktuar fizikisht. Hafizi është futur në makinë, por nuk ka mundur të largohej pasi ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu 53 vjeçari akuzohet për rrëmbim personi, pas vrasjes, ai ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, nën kërcënimin e armës ai i ka kërkuar që ta largonte nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse ka pranuar vrasjen për Fadilin nuk do të ketë gjykim të shkurtuar pasi sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 403 të tij, të gjithë personat që akuzohen për vepra të rënda penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm, nuk mund ta përfitojnë atë.

Sicred