KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi polemizon me Ramën
Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi polemizon me Ramën

Vrasja e gjyqtares, Kryemadhi polemizon me Ramën

Vrasja të enjten në mesditë e gjyqtares Fildes Hafizi, ka provokuar polemika mes krerëve të politikës. Kryeministri Rama shkruajti të enjten në mbrëmje në rrjetet sociale, se “Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun!”. “Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam” shkruan zoti Rama.
Por ndonëse zoti Rama nuk ka përmendur emra, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit deklaroi daljen në opozitë, reagoi në Fejsbuk se kjo ishte “Mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive! I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij” shkruan zonja Kryemadhi. “Vrasja e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë. Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave” përfundon kreu i LSI.

Sicred