KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vrasja e gazetarit kritik të Putinit, Ukraina akuza të forta Rusisë

Vrasja e gazetarit kritik të Putinit, Ukraina akuza të forta Rusisë

Kryeministri ukrainas Volodimir Groisman ka akuzuar Rusinë se është pas vrasjes së gazetarit rus Arkadi Babcenko, i cili u gjet dje i gjakosur në hyrje të pallatit të tij dhe vdiq më pas në ambulancë ndërsa po transportohej në spital. – Jam i sigurt se makineria totalitare ruse nuk e fali atë për ndershmërinë dhe parimet e tij, – u shpreh kryeministri i Ukrainës në facebook. Babcenko, një kritik  i Kremlinit, ishte qëlluar disa herë me armë pas shpine poshtë pallatit të tij. Ai u gjet nga bashkëshortja. Shefi i policisë së Kievit tha për mediat lokale se dyshohej se Babcenko ishte vrarë për shkak të detyrës. Rusia ka kërkuar që të hetohet por gjithashtu u shpreh se krimet gjakatare dhe pandëshkueshmëria ishin bërë të zakonshme për regjimin e Kievit. Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara pas aneksimit nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 dhe vënies së disa pjesëve të Ukrainës lindore nën kontrollin e forcave pro ruse.

Sicred