KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e Cukut, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Vrasja e Cukut, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Vrasja e Cukut, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill 2017, ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i policisë Artan Cuku. Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Ajo ka publikuar pamje filmike të ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill rreth orës 21 në “Rrugën e Kosovarëve”, ku atentatori shihet në hyrje të pallatit ku ka ndodhur ngjarja. Policia garanton anonimatin e plotë të personave që do të bashkëpunojnë dhe për çdo informacion të vlefshëm ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 0694110299.

Sicred