KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e biznesmenit, policia ndalon dy persona

Vrasja e biznesmenit, policia ndalon dy persona

Policia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar dy persona që dyshohet se mbrëmjen e 14 shkurtit në Tiranë kanë vrarë biznesmenin Memli Begalla. “Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë” njoftoi në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Sipas tij Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e Memli Begalla. Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që u kishte viktima.

Sicred