KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e biznesmenit 64 vjeçar, kamerat e sigurisë filmuan autorin

Vrasja e biznesmenit 64 vjeçar, kamerat e sigurisë filmuan autorin

Policia e ka një identikit të vrasësit të biznesmenit 64 vjeçar Memli Begalla, mbrëmjen e të mërkurës në zonën e ish bllokut. Nga kamerat e sigurisë dallohet personi që kreu vrasjen duke ecur me hapa të lehtë dhe pa rë në sy. Mësohet se ka qenë i veshur me një xhakete të bardhë, të mbërthyer deri në fyt, ndërsa në kokë mban një kapele duke mbuluar edhe fytyrën. Vrasësi është munduar gjatë gjithë kohës që të mbulohet për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Autorit nuk i dallohet fytyra për shkak të xhaketës dhe kapeles që mban në kokë. Pas krimit ai ecën në këmbë dhe më pas ndihmon një makinë për t’u larguar nga vendi ku kryeu vrasjen me silenciator. Grupi hetimor ende nuk ka identifikuar targat e këtij automjeti, pasi dyshohet se ato janë të modifikuara. Memli Begalla mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend. Ekspertët dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë për nga mënyra se si është kryer ekzekutimi. Në vijim të hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve dhe porositësve të krimit, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë disa personave Memli Begalli u kishte borxh rreth 90 mijë euro. Ata kanë mohuar në polici se kanë lidhje me vrasjen. Policia liroi tre personat e ndaluar pas krimit, të cilëve viktimave u kishte rreth 90 mijë dollarë borxh.