KRYEFAQJA » LAJME » Vrasja e Aleksandër Ndokës, ende asnjë pistë zyrtare hetimi

Vrasja e Aleksandër Ndokës, ende asnjë pistë zyrtare hetimi

Ekzekutohet me armë zjarri Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit Arben Ndoka. Nga informacionet paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 22.30, por policia është njoftuar nga familjarët në orën 04.25. 48 vjeçari  Frroku, është qëlluar me 14 plumba, brenda mjetit të tij, në afërsi të banesës ku jetonte, në Lagjen “ Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Kur është qëlluar mendohet se Aleksandër Ndoka, ka qënë i vetëm në makinë. Policia vendore dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, të angazhuar për arrestimin e autorëve, kanë ngritur disa pika kontrolli e po bëjnë krehjen e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për zbardhjen e ngjarjes kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Zyrtarisht konfirmohet se Aleksandër Ndoka, anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë, nuk ka precedentë penale. Por konfliktet në familjen e tij i ka pasur djali, Samuel Ndoka. Në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës,  ai është përfshirë në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI. Ndërsa me 28 tetor së bashku me një person tjeter dhunuan nënkryetarin e qarkut të Lezhës. Por policia deri tani nuk ka dhënë asnjë pistë hetimi për ngjarjen.

Sicred