KRYEFAQJA » LAJME » Vrasësit e tregëtarit në Kamëz do të gjykohen në burg
Vrasësit e tregëtarit në Kamëz do të gjykohen në burg

Vrasësit e tregëtarit në Kamëz do të gjykohen në burg

Dy të arrestuarit për vrasjen e tregtarit Agim Buci, pak ditë më parë gjatë një tentative për grabitjen e një marketit në Kamëz, u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës. Ndaj Ruzhdi Hodës dhe Vladimir Kurtit rëndojnë akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje”. Para trupit gjykues ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasjen. Policia është në kërkim të armës, e cila për akuzën konsiderohet si prova kryesore.

Sicred