KRYEFAQJA » LAJME » Vrasësi i Majollarit arrestohet në Kosovë
Vrasësi i Majollarit arrestohet në Kosovë

Vrasësi i Majollarit arrestohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit, 28 vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me tri plumba në kokë në zonën e ish-kinostudios në Tiranë pak ditë më parë.
Burime të RTSH bënë me dije se Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare, u arrestua teksa ka tentuar që të futet në Kosovë, në zonën e pikës kufitare të Vërmicës.
Gjuzi ka tentuar që të kalojë për në Kosovë përmes malit, për të shmangur arrestimin nga policia. Por, Policia Kufitare e Kosovës, duke monitoruar zonën kufitar, ka mundur që të dallojë me anë të dylbive Gjuzin, i cili ishte nisur për në fshatin Vërmicë.
Ai është ndaluar për kontroll nga Policia e Kosovës dhe i është kërkuar një mjet identifikimi.
Ka qenë karta e identitetit, e cila ka zbuluar se Policia e Kosovës nuk kishte të bënte me një person të thjeshtë që po kalonte kufirin ilegalisht, por me autorin e dyshuar të vrasjes së Mario Majollarit. Pasi është arrestuar, Policia e Kosovës e ka dorëzuar atë tek autoritetet shqiptare. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur me 12 Prill, Policia Shqiptare nisi hetimet mbi motivet e vrasjes dhe si pistë e parë ishte ajo e gjakmarrjes për shkak të dy vrasjeve që i ati i Majollarit kishte kryer në vitin 2000.

Sicred