KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vrasësi i Kebekut para gjykatës
Vrasësi i Kebekut para gjykatës

Vrasësi i Kebekut para gjykatës

Autoritetet në Kanada lajmeruan se i akuzuari lidhur me sulmin në një xhami të Kebekut ku u vranë 6 besimtarë myslimanë doli para gjykatës. Studenti franko-kanadez Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë për tentim-vrasjeje. Sulmi ndodhi të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kuebekut. I akuzuari, në rrjetet sociale, ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe presidentin e ri amerikan Donald tramp. Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Kadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani po trajtohet si dëshmitar. Ndërkaq, në një shërbesë përkujtimore për vitkimat, mori pjesë edhe kryeministri Xhastin Trudo. “Jo vetëm zemrat e një milionë kanadezëve myslimanë, por zemrat e 36 milionë kanadezëve janë thyer nga kjo ngjarje”, tha kryeministri. “Do të qëndrojmë të gjithë bashkë, si një komunitet, si një vend dhe si një familje. Kanadezët nuk do të tremben, urrejtjes do ti përgjigjemi me dashuri” tha kryeministri Xhastin Trudo.

Sicred