KRYEFAQJA » LAJME » Vranë nënë e bir, arrestohet gruaja dhe i dashuri
Arrestohen vrasësit e dyfishtë

Vranë nënë e bir, arrestohet gruaja dhe i dashuri

Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier janë ndaluar nga policia e Vlorës, pasi me prova ligjore u vërtetua se janë autorë të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur të dielën e 21 Janarit 2018 në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Sipas policisë “Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.
Hysnie Hoxhallari është bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit, ndërsa dyshohet se kishte një lidhje të jashtëligjshme me Pirjasin. Ky ka sherbuer si motiv që jo vetëm e dhunuan e vrane, por dhe dogjën trupat e nënë e bir, Salkie Hoxhallari, 73 vjeç, dhe Olsi Hoxhallari, 43 vjeç.