KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Vox Baroque” në Shqipëri

“Vox Baroque” në Shqipëri

Netët e verës marrin një tjetër magji nën tingujt e muzikës së vjetër baroke. Kjo muzikë e luajtur me instrumente origjinale, mbart emocione dhe esencën e së bukurës. Në Shqipëri për të 4-in vit “Vox Baroque” vjen si një festival ndërkombëtar. Një prej qyteteve ku u shijua kjo muzikë, ishte Korça. Jusuf Beshiri themelues i Festivalit Ndërkombëtar “Vox Baroque”, thotë se pjesët e zgjedhura janë përqëndruar më shumë tek muzika napolitane. “Napoli ka qenë një qytet tepër i rëndësishëm në vitet 1600-1700, ku muzika ishte tepër e zhvilluar. Jo më kot kishte katër konservatorë në qytet” spjegon ai. Muzikanti Beshiri thotë se “Këtë vit kemi sjellur dy grupe që do të interpretojnë këtë muzikë instrumentale, vokale, popullore apo qytetare”.
Këtë muzikë të mrekullueshme po e sjellin në këtë festival grupet e njohura si: Collegium Pro Musica, Festa Rustica dhe trio Sonatas & Canzonas.
Pas Shkodrës, Tiranës e Korçës, Berati do të jetë destinacioni tjetër i rrugëtimit të sivjetëm të këtij festivali, jo thjesht një itinerar muzikor, por dhe turistik për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë tingujt e kësaj muzike që daton në vitet 700, por që mbetet e freskët përherë.

Sicred