KRYEFAQJA » LAJME » Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës
Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës

Votimi elektronik më 18 qershor, betejë e re mes maxhorancës dhe opozitës

Mosmarrveshjet lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit, duket se do të çojnë në një betejë të re mes maxhorancës dhe opozitës. Në komisionin e Reformës Zgjedhore të zhvilluar të premten, palët komunikuan mes tensionit gjithnjë në rritje.
“Marrim një vendim tani, sipas propozimit, që përveç punës hulumtuese të ekspertëve ti kërkojmë zyrtarisht edhe OSBE/ODIHR-it të vijnë të na japin një opinion për këtë çështje”, tha deputeti socialist Taulant Balla.
Por për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi “Vendimin e caktojmë ne, ky parlament. Ajo që ne do t’i kërkojmë OSBE/ODIHR-it është si bëhet më mirë, jo nëse bëhet ose jo”.
Debati zgjati derisa zoti Bylykbashi propozoi për t’i dhënë OSBE/ODIHR rol vlerësues mbi votimi elektronik.
Mosarritja e konsensusit për ta miratuar propozimin e opozitës e detyroi këtë të fundit të braktisi komisionin. Deputeti Bylykbashi tha se “Me veton e sotme Partia Socialiste praktikisht ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik, indentifikimi elektronik i zgjedhësve me shenjën e gishtit dhe numërimi i votave në mënyrë elektronike është thelbi i reformës zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme” këmbënguli ai.
Deputeti socialist Taulant Balla e konsideroi si një “…alibi për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje”.
Por në disa deklarime të mëvonshme zyrtarë të PD kanë deklaruar se do të këmbëngulin fortë tek votimi elektronik.

Sicred