KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, debate mbi votimin dhe numërimin elektronik
Votimi elektronik, numerimi elektronik, zgjedhjet, rezultatet, parlamenti, ruci, vendi

Parlament, debate mbi votimin dhe numërimin elektronik

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, janë artikuluar sërish nga opozita si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Eduart Halimi tha se kjo është zgjidhja e vetme që vota e qytetarëve të lexohet drejtë. Duke kërkuar emra konkretë lidhur me akuzat për inkriminimin e qeverisë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se kërkesa për votim elektronik është një alibi pasi koha nuk premton për realizimin e saj. Në përgjigjie të tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se votimi elektronik është e vetmja zgjidhje që të realizohet edhe votimi i emigrantëve. Por sipas Ruçit, ka qenë vetë opozita ajo që për disa herë ka refuzuar të diskutojë pikën e votimin të emigrantëve në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Më herët në nisje të seancës parlamentare janë betuar dy deputetët më të rinj të Kuvendit, Flamur Çela dhe Edmond Zeno.

Sicred