KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Volpone”, një komedi për lakmitarët e parasë, nesër dhe pasnesër në teatrin Eksperimental

“Volpone”, një komedi për lakmitarët e parasë, nesër dhe pasnesër në teatrin Eksperimental

Pas suksesit të para pak ditëve në festivalin ndërkombëtar të teatrit Skampa në Elbasan, komedia ‘Volpone” e regjisorit elbasanas, Adonis Filipi do të shfaqet edhe në Tiranë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental në datat 8 dhe 9 nëntor, në orën 19. Një nga komeditë më të mira të epokës jakobiane, shkruar nga Ben Jonson, shkrimtar, poet, aktor anglez po i kësaj epoke, që ngjarjet e komedisë i vendos në Venecian e shek.17, e përdor satirë therëse ndaj snobizmit, lakmisë, kopracisë, parazitizmit, egoizimit, të cilat mbeten dukuri aktuale edhe sot. Një komedi që në skenën shqiptare do të interpretohet nga aktorë kryesorë: Helidon Fino dhe Ligoraq Riza, por edhe aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha, apo aktorë më të rinj si Ilirda Bejleri, Mario Elezi, Xhuljano Brisku, Artan Skënderasi etj. Me skenografi e kostumografi nga Blagoj Micevski e Sokol Sejdini, koreografi të Artan Ibershimit, regjisori bashkëkohor Adonis Filipi ka krijuar një kast artistësh, te cilet pretendojnë sukses edhe në Tiranë.

Komedia ‘Volpone” nuk do të mbetet vetëm në dy qytete. Pas Elbasani dhe Tiranës, ajo do të bëjë një turne shëtitës në disa qytete të Shqipërisë.

Sicred