KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Volkswagen, tashmë prodhuesi më i madh i automjeteve.
Volkswagen, tashmë prodhuesi më i madh i automjeteve.

Volkswagen, tashmë prodhuesi më i madh i automjeteve.

Kompania “Volkswagen ” ka arritur të bëhet prodhuesi më i madh i automjeteve vitin e kaluar duke arritur më shumë se 10,3 milionë automjete në botë, një rritje prej 3,8 për qind në raport me vitin 2015, sipas të dhënave të publikuar nga kompania gjermane. Në dhjetor, kompania japoneze “Toyota” kishte arritur të tregtonte 10,2 milionë automjete në vitin 2016 duke qëndruar mbrapa grupit Volgswagen. “Volkswagen”, me këtë performancë, ka arritur të jetë në krye të podiumit pavarësisht skandalit për motorë diesel të trukuar. “Viti 2016 ishte shumë sfidues për ne. Ne arritëm të zgjidhim dhe të tejkalojmë krizën e dieselit dhe në të njëjtën kohë filluam një proces ndryshimi thelbësor për të bërë Volkswagen gati për të ardhmen e qarkullimit”, tha drejtori ekzekutiv i grupit .“Volkswagen” synon të prezantojë 60 modele të reja gjatë vitit 2017 në të gjitha markat e saj. Në vitin 2016 grupi arriti të shesë 4,2 milionë vetura në Evropë, 4,3 milionë në rajonin Azi-Paqësor dhe 975 600 në Amerikë.

Sicred